Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka mirëpritur zhbllokimin e fondeve të MCC’së për Kosovën.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Thaçi thotë se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka çmim.
Sipas presidentit, partneriteti në mes të dy vendeve sjell paqe e prosperitet për kosovarët.
“Zhbllokimi i fondeve të MCC-së është një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka çmim. Partneriteti i përhershëm me Uashingtonin është rrugë e vetme që çon drejt një të ardhmeje të sigurt për Kosovën, në paqe e prosperitet për gjithë qytetarët tanë. HTH”, shkroi Thaçi në Facebook.
Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti hoqi sot reciprocitetin me Serbinë. Reciprociteti ishte vendosur nga qeveria paraprake e drejtuar nga Albin Kurti.