Gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Publike në lidhje me rastin e mjekut Zhan Mitrev dhe ka marrë vendim për caktimin e masës së sigurimit për konfiskimin e dokumentit të udhëtimit për shkak të rrezikut nga arratisja, konfirmon Gjykata Themelore Penale Shkup për MIA-n.
Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas konstatimit të rrethanave të caktuara gjatë procedurës para hetimore, më herët sot ka njoftuar se është lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit i cili dyshohet se ka kryer vepër penale “mashtrim” nga neni 247 paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
I dyshuari, siç njoftoi Prokuroria Publike, në periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të personit juridik – institucion privat shëndetësor, për të përfituar përfitime pasurore të kundërligjshme, me paraqitje të rrejshme të fakteve, ka mashtruar pacientët e trajtuar për COVID-19 me metodën e hemofiltrimit.
Prokurori publik kompetent, duke marrë parasysh rrethanat, në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës për sigurimin e të dyshuarit – konfiskim të dokumenteve të udhëtimit dhe të tjera për kalimin e kufirit shtetëror.
Kjo masë është propozuar për shkak të domosdoshmërisë për të siguruar praninë e të dyshuarit dhe për mbarëvajtjen e procedurës, njoftoi Prokuroria Publike.