Zgjidhet përkohësisht problemi me doreza në QKUK


Gazeta Express
15 Prill 2019 19:55

FSSHK kërkon ndryshim të ligjit të prokurimit për ta zgjidhur problemin me furnizim, raporton T7

Është bërë gjyshe këtë të hënë. E, për ta kryer procesin e lindjes, gruaja e djalit të Qerime Seferit, është dashur të ketë pajisje mjekësore, të cilat sipas familjes është dashur t’i sigurojnë ata vet.

Por, për dallim nga java e kaluar, ku pacientëve u kërkohej të blinin materialet shpenzuese,  në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thonë se tani janë pajisur me to.

Sipas tyre, këto doreza do t’ju shërbejnë për një javë.

Xhemail Selmani, nga Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë, thotë se problemi kryesor qëndron te procedurat e prokurimit, sepse, sipas tij, mungesat e ndryshme janë si pasojë e zvarritjes së këtyre procedurave.

ZGJIDHET PËRKOHËSISHT PROBLEMI ME DORËZA NË QKUK

Sipas Selmanit, ligji duhet të ndryshohet.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, shprehet se ka pasur ngecje për shkak të fazës tranzitore.

Sipas tij, gjatë së hënës, klinikat janë të pajisura me materialet shpenzuese të nevojshme.

Javën që shkoi, në Klinikën e Gjinekologjisë, kërkohej nga pacientët që të blinin dorëza, në mënyrë që t’i nënshtrohen procesit mjekësor. /Ardita Rashiti, T7

Te fundit


Kthehu lart