Zgjidhet kryeprokurori i ri i Përgjithshëm - Gazeta Express
string(42) "zgjidhet-kryeprokurori-i-ri-i-pergjithshem"

Gazeta Express

05/12/2019 15:28

Zgjidhet kryeprokurori i ri i Përgjithshëm

Gazeta Express

05/12/2019 15:28

Më 101 vota pro, 2 kundër dhe 10 abstenim, Olsjan Çela është prokurori i ri i Përgjithshëm i Shqipërisë.

Ai u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën e ditës së sotme.

Lexo Edhe:

Çela ishte i pari në listë nga tre kandidaturat, së bashku me Artan Markun dhe Fatjona Memçaj.

Për Arta Markun Kuvendi ka votuar me 11 pro 22 kundra dhe 78 abstenim, ndërsa për Fatjona Memçaj 8 kanë qenë pro 16 kundër dhe 87 abstenim.

Kush është Olsian Çela?

Olsian Çela e nisi karrierën në vitin 2001, pas diplomimit në shkollën e Magjistraturës. Ai konsiderohet si ‘prokurori i dosjeve të forta’.

Fillimisht ushtroi detyrën e prokurorit në institucionin e akuzës në kryeqytet. Në 2004, u emërua prokuror tek Krimet e Rënda, institucion që e drejtoi për një periudhë katër vjeçare.

Prej vitesh është anëtar bordi në shkollën e magjistraturës dhe pedagog në dy universitete. Olsian Çela është pika e kontaktit e Eurojust në prokurorinë Shqiptare. Përgjatë viteve ka është trajnuar në disa vende të Bashkimit Europian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjet e krimit të organizuar.

Është njohës i 4 gjuhëve të huaja. Prokurori Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.