Zgjidhen titullarët për ndeshjen NBA All-Star - Gazeta Express
string(45) "zgjidhen-titullaret-per-ndeshjen-nba-all-star"

Zgjidhen titullarët për ndeshjen NBA All-Star

Gazeta Express

24/01/2020 9:50

LeBron James i Los Angeles Lakers dhe Giannis Antetokounmpo i Milwaukee Bucks e kryesojnë listën prej dhjetë lojtarëve – të zgjedhur nga tifozët, lojtarët aktual të NBA dhe një paneli të mediave – që do të jenë titullarë në ndeshjen NBA All-Star 2020.

NBA All-Star 2020, ku do të përballet skuadra e LeBronit me atë të Giannis, do të zhvillohet të dielën, më 16 shkurt, në arenën United Center, në Chicago, transmetoin Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lista e titullarëve për ndeshjen All-Star 2020

Konferenca e Perëndimit:

• Anthony Davis, Lakers (Për herë të shtatë All-Star): Davis është zgjedhur për të shtatin vit radhazi në ndeshjen e All-Star. Ai i shënoi 52 pikë në ndeshjen e vitit 2017, që ishte luajtur në New Orleans.

• Luka Dončić, Mavericks (Për herë të parë All-Star): Dončić, i cili i mbush 21 vjeç më 28 shkurt, do të bëhet lojtari më i ri evropian që do të luajë në këtë ndeshje dhe lojtari i nëntë në histori të NBA që luan në këtë ndeshje si 20-vjeçar ose më i ri. Ai është titullari më i ri në All-Star që prej LeBron Jamesit në vitin 2005.

• James Harden, Rockets (Për herë të tetë All-Star): Lideri në pikë të shënuara për këtë sezon të NBA ka qenë All-Star në tetë sezonet sa ka qenë lojtar i Houston. Harden është votuar si titullar për të katërtin vit radhazi.

• LeBron James, Lakers (Për herë të 16-të All-Star): Këtë vit James do të jetë titullar në ndeshjen All-Star për herë të 16-të radhazi, ecuri që nisi qysh nga sezoni i tij i dytë në NBA. Ai ka qenë tri herë MVP i kësaj ndeshjeje dhe ka më së shumti pikë të shënuara në histori të All-Star (362).

• Kawhi Leonard, Clippers (Për herë të katërt All-Star): Leonardi është emëruar titullar në të katërtat herë që ka marrë pjesë në All-Star. Pasi kishte luajtur dy herë në këtë ndeshje me Spursat, një herë me Raptors, ai do të bëhet lojtari i shtatë në histori të NBA që është titullar në All-Star me tri klube të ndryshme në karrierë.

Konferenca e Lindjes:

• Giannis Antetokounmpo, Bucks (Për herë të katërt All-Star): MVP-ja i sezonit të kaluar të NBA do të jetë titullar për të katërtin vit radhazi në NBA dhe do të jetë kapiten për të dytën herë radhazi. Ai e ka mesataren më të lartë për pikë të shënuara për ndeshje All-Star në histori (28.0 pikë për ndeshje).

• Joel Embiid, 76ers (Për herë të tretë All-Star): Embiid është lojtari i parë i 76-ers që emërohet titullar në tri ndeshje radhazi të All-Star, që kur Allen Iverson ishte zgjedhur shtatë herë radhazi gjatë viteve 2000-2006.

• Pascal Siakam, Raptors (Për herë të parë All-Star): Siacam u zgjodh sezonin e kaluar si lojtari më i përmirësuar i sezonit dhe tani është zgjedhur të jetë titullar në All-Star.

• Kemba Walker, Celtics (Për herë të katërt All-Star): Kjo është hera e katërt radhazi në All-Star për Walker, i cili luajti për herë të parë në këtë ndeshje si lojtar i Charlotte Hornets.

• Trae Young, Hawks (Për herë të parë All-Star): Young, i cili po e luan sezonin e tij të dytë në NBA, është lojtari i parë i Hawks në 44 vjet që zgjidhet titullar për All-Star në sezonin e tij të parë ose të dytë me klubin. /Gazeta Express/