Zgjerimi i autostradës, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ditë - Gazeta Express
string(63) "zgjerimi-i-autostrades-bllokohet-rruga-tirane-rinas-per-dy-dite"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 15:01

Zgjerimi i autostradës, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ditë

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 15:01

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë – Rinas.

Kjo rrugë do të bllokohet në në orët 20:00 – 06:00 në datat 13 – 14 janar.

Njoftimi është bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar: 

Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
Rruga dytësore
Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari

Advertisement
Advertisement
Advertisement