Zgjedhjet lokale, Bindja Demokratike padit KQZ


Gazeta Express
12 Korrik 2019 10:15

Partia e krijuar së fundmi, Bindja Demokratike padit Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Shkak janë bërë zgjedhjet e 30 qershorit. BD kërkon pavlefshmërinë në 76 Qendrat e Votimit të Kurbinit.

Përfaqësuesit e BD me në krye Astrit Patozin, pretendojnë se 30 qershori ka qenë një proces i cunguar që çoi në deformimin e votës. Që në fillim ata kanë bërë një kërkesë që të kishin komisionerët dhe numëruesit e tyre, por kjo i është refuzuar nga KQZ, duke ia kaluar shoqërisë civile. 

Kjo është padia e parë në Kolegjin Zgjedhor pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Te fundit


Kthehu lart