Zgjedhjet, Lleshaj: Nisim procesin për saktësimin e adresave - Gazeta Express
string(58) "zgjedhjet-lleshaj-nisim-procesin-per-saktesimin-e-adresave"

Zgjedhjet, Lleshaj: Nisim procesin për saktësimin e adresave

Gazeta Express

29/09/2020 10:37

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se brenda tetorit do te publikohet ekstrati i parë i listës së zgjedhësve për zgjedhjet e vitit 2021.

Lexo Edhe:

Lleshaj deklaroi se po ashtu do të nisë procesi për saktësimin dhe regjistrimin e banesave të qytetarëve.

Lleshaj: Nuk ka asnjë lloj ndryshime për qendrat e votimit. Esktrakti i parë i listës së zgjedhësve do të publikohet në 5 tetor. Ka nga ata që vazhdojnë me teorinë se “Nëse nuk ka diell dikush e ka vjedhur”. Nga verifikimeve paraprake, rezultoi se qytetarët e paraqitur si votues të djathë kanë thënë të pavërteta.
Qeveria jonë në kuadër të përpjekjes për rindërtimin e shtetit është angazhuar në një sistem adresash. Kur unë mora detyrën e ministrit të Brendshëm shumë qytetarë ishin pa asnjë lloj adrese. Sot të gjithë nuk janë më anonimë por kanë një adresë. Sot askush nuk mund të luajë më si të dojë. Gjatë censusit qytetarët mund të jenë regjistruar në një adresë të vjetër.

Kur ata hyjnë për të parë të dhënat personale mund të konstatojnë të dhëna të ndryshueshme. Kushdo mund ta vërtetojë adresën e përditësuar në E-Albania. Objektivi është që në një kohë të shkurtër të përfundojë regjistrimi i adresave. Elementi i kyç i ndryshimeve është kushtëzimi i shërbimeve publike dhe jo publike me një adresë të saktë. Procesi i përditësimit dhe saktësimit të adresave nuk e prek qendrën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Organet përgjegjëssë do thellohen që të goditen rastet e falsifikimit. Mediat të distancohet nga lajmet e rreme një lidhje me datën e zgjedhjeve