Zgjedhja e presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV nuk insiston për emrin e saj - Gazeta Express
string(94) "zgjedhja-e-presidentit-konjufca-varet-nga-vullneti-i-opozites-lvv-nuk-insiston-per-emrin-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 7:26

Zgjedhja e presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV nuk insiston për emrin e saj

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 7:26

Zv/kryeministri i parë, njëkohësisht edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tregoi që negociatat për zgjedhjen e Presidentit po vijojnë dhe zgjidhja, sipas tij, do të varet nga vullneti i opozitës.

“Bisedat po vazhdojnë mes kryeministrit dhe partive politike. Ka takuar kreun e LDK-së, një ftesë ia ka dërguar edhe PDK-së. Ata kanë kërkuar disa sqarime shtesë, të cilat me siguri që kryeministri do u përgjigjet shpejt. Ka përpjekje për të shkuar në një marrëveshje”, tha Konjufca.

Sipas tij, gjithçka “varet nga vullneti i opozitës”.

“Vetëvendosja nuk insiston patjetër që të ketë emrin e saj në zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka pasur vullnet, është vërtetuar në seancë ku nuk kanë ardhur. Kjo tregon se ata kërkojnë diçka tjetër, por mirë është të na e thonë se çfarë kërkojnë”, shtoi Konjufca. /A2

Advertisement
Advertisement
Advertisement