Zgjedhja e Hotit kryeministër, pas Grenellit reagon edhe BE-ja - Gazeta Express
string(60) "zgjedhja-e-hotit-kryeminister-pas-grenellit-reagon-edhe-beja"

Zgjedhja e Hotit kryeministër, pas Grenellit reagon edhe BE-ja

Gazeta Express

03/06/2020 14:47

Bashkimi Evropian ka përgëzuar qeverinë e re të Republikës së Kosovës që do të drejtohet nga kryeministri i LDK-së, Avdullah Hoti, raporton Gazeta Express.

BE-ja thotë se tashmë presin bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës në punën e përbashkët për avancimin e raporteve Kosovë – BE.

Lexo Edhe:

“Pandemia do të vazhdojë të jetë një sfidë edhe në të ardhmen dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës dhe njerëzve të saj. Ne gjithashtu dëshirojmë të shohim avancim të Kosovës në rrugën drejt BE-së. Kjo kërkon përpjekje dhe përkushtim për reforma për fuqizimin e sundimi të ligjit, dhe në veçanti luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për të provuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në reagimin e BE-së pas votimit të Qeverisë së re.

Gjithashtu, në reagim thuhet se një rinisje e shpejtë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe me mbështetjen e emisarit sllovak Miroslav Lajçak është esenciale për arritjen e normalizimit të raporteve me Serbinë.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është e vetmja mënyrë për kthimin e të ardhmes evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj”, thuhet ndër të tjera. /Express/