Zgjatet afati i aplikimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje - Gazeta Express
string(62) "zgjatet-afati-i-aplikimit-per-legalizimin-e-ndertimeve-pa-leje"

Gazeta Express

11/08/2020 13:42

Zgjatet afati i aplikimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Gazeta Express

11/08/2020 13:42

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Me këtë vendim, qytetarët kanë kohë që t’i dorëzojnë aplikacionet për legalizim deri më 4 shtator të vitit të ardhshëm, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MEA-ja ka bërë me dije se vendimi ka ardhur si rezultat i nevojës për kohë shtesë për të arritur qëllimin e Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe duke përfshirë këtu faktin se komunat vazhdojnë të punojnë me kapacitete të limituara për shkak të pandemisë, si dhe rrethanave tjera që kjo situatë ka shkaktuar në tërësi.

Lexo Edhe:

“Programi i Qeverisë së Kosovës për trajtimin e ndërtimeve pa leje (programi i legalizimit) është një iniciativë e rëndësishme që pritet të prodhojë përfitime të prekshme për qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu përmes sqarimit të të drejtave pronësore përmes regjistrimit në Kadastër dhe në Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme (RDPP) dhe duke e zhbllokuar kapitalin aktualisht të kyçur në ndërtimet pa leje, që do të mund të përdoret për të nxitur rritjen ekonomike”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express