Zëvendësues i Suarezit apo në ekipin e ëndrrave me Neymarin? – Si do të luajë Barça me Griezmannin


Gazeta Express
12 Korrik 2019 15:50

Një vit pasi e refuzoi Barcelonën për të qëndruar në Atletico Madrid, sulmuesi i talentuar francez është transferuar në Camp Nou – por ku do të luajë ai?

Më herët këtë verë, legjenda e Barcelonës, Rivaldo, u pyet se a do të preferonte që ish-klubi i tij t’i sigurojë shërbimet e Antoine Griezmannit apo të Neymarit për sezonin e ardhshëm, shkruan Goal, transmeton Gazeta Express.

“Griezmanni është një lojtar i mrekullueshëm, por transferimi i tij do të jetë si të luash bixhoz, pasi që ai nuk ka luajtur kurrë në Barcelonë ose me Lionel Messin dhe Luis Suarezin”, kishte thënë braziliani për Betfair.

“Natyrisht, nëse ai arrin të performojë sikur në Atletico Madrid, ai natyrisht që do të ishte një shtesë e mrekullueshme në skuadër”.

“Por, unë do ta preferoja Neymarin. Ai e njeh klubin dhe ndoshta edhe bisedon rregullisht me Suarezin dhe Neymarin”.

Natyrisht, ka shumë mundësi që Barcelona t’i transferojë që të dy – edhe Griezmannin, edhe Neymarin.

Transferimi i francezit në Camp Nou tashmë është konfirmuar dhe “Blaugranët” mbeten të hapur ndaj idesë së transferimit të brazilianit këtë verë, tani që PSG-ja e ka konfirmuar se do ta shiste Neymarin për çmimin e duhur.

Ajo që është e qartë tani është se Barcelona i kanë shtuar opsionet për fazën e sulmit me transferimin e Griezmannit, i cili nuk është asgjë nëse s’është i shumëanshëm.

Disa tifozë dhe drejtues mund të jenë ende të zemëruar me fituesin e Kupës së Botës për shkak të mënyrës se si ai e refuzoi Barcelonën verën e kaluar, por edhe tifozi më i zemëruar do të pajtohej me një legjendë të klubit si Xavi, i cili tha se Griezmanni është një lojtar i mrekullueshëm dhe e ka dëshmuar veten në nivelin më të lartë, në shumë pozita të ndryshme të fazës së sulmit.

Por, ku do të luajë ai në Barcelonë?

Siç qëndrojnë gjërat, Griezmanni ka më së shumti gjasa të luajë në anën e majtë të sulmit në formacionin e preferuar të Ernesto Valverdes, 4-3-3. Suarezi ka gjasa ende të jetë në krye të sulmit, përkundër moshës 32-vjeçare, dhe Messi preferon të luajë në anën e djathtë.

Francezi nuk ka luajtur në këtë pozitë që një kohë të gjatë, pasi që sezonin e kaluar luajti më së shumti prapa qendërmbrojtësit – Diego Costas ose Alvaro Moratas.

Shndërrimi i tij në dhjetësh ishte njëra ndër arsyet pse Franca u tregua aq e suksesshme në rrugëtimin në EURO 2016.

Megjithatë, duhet të mbahet mend se Griezmanni kishte luajtur në krahun e majtë të sulmit për një pjesë të madh të karrierës së tij të hershme. Në fund të fundit, ai preferon të luajë me këmbën e majtë.

Megjithatë, Griezmanni filloi të përdorej më së shumti në krahun e djathtë të sulmit për t’ia lejuar atij që të futet më në qendër gjatë aksioneve me këmbën e tij të preferuar.

Megjithatë, në Barcelonë, ai është territori i Messit.

Griezmanni më herët e kishte pranuar se nevoja për të qenë si ndihmës apo nën hijen e argjentinasit në Barcelonë kishte ndikuar që ai ta refuzojë klubin katalonas vitin e kaluar. Kështu që të shpresojmë se ai tani është i gatshëm ta marrë një rol dytësor në skuadër.

Nëse Messi dëshiron të vazhdojë të luajë në krahun e djathtë, Griezmanni do të duhet ta gjejë një vend në anën tjetër. Natyrisht, përveç nëse edhe Neymari vjen në Camp Nou këtë verë.

Atëherë, ne do të mund ta shihnim një sulm të mbushur me yje, llojin e të cilave e zgjedh në videolojën e FIFA-s. Neymari dhe Griezmanni do të luanin përkrah Messit, i cili do të ishte i vendosur poshtë Suarezit.

Megjithatë, për një formacion të tillë është ende herët të flitet pasi që PSG-ja dhe Barcelona ende s’kanë arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit në Camp Nou.

Megjithatë, për shkak që Ousmane Dembele është i shpejtë – diçka që u mungon sulmuesve të tjerë – Valverde mund të vendosë që të luajë me Griezmannin në vend të Suarezit dhe Messin në krahun e djathtë e Dembelen në atë të majtë.

Detyra e Valverdes do të jetë që ta nxjerrë më të mirën nga Griezmanni, Messi, Suarezi dhe cilido tjetër sulmues që do të jetë pjesë e skuadrës katalonase kur të fillojë sezoni i ardhshëm. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart