Zëvendëspresidenti i Barcelonës: Messi mund të largohet kurdo që ta shohë të përshtatshme


load
Gazeta Express
11 Shtator 2019 15:43

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner, e diskutoi lajmin e zbuluar së fundi se Lionel Messi e ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet nga klubi katalonas falas, në fund të çdo sezoni.

Jordi Caroner e pranon se ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, është në pozitë ku mund ta vendosë vetë të ardhmen e vet, transmeton Gazeta Express.

Shumë tifozë të Barcelonës fillojnë filluan të shqetësohen nga mundësia e humbjes së yllit të skuadrës së tyre, mirëpo Cardoner është i bindur se askush në Camp Nou nuk po shqetësohet për situatën e Messit.

“Ne jemi të qetë dhe ka shumë pozitivitet, veçanërisht në zhveshtore. Leo do të bëjë çfarëdo që do t’i duket atij e përshtatshme, por ai e ka një kontratë shumë të veçantë për shkak të personit që është”, u shpreh Cardoner.

“Ky është një lëshim që bëhet për të dhe për lojtarë të tjerë si ai që e meritojnë. Ai mund të hyjë dhe të largohet nga klubi, kurdo që e sheh të përshtatshme. Do të më pëlqente që ai të qëndronte për aq kohë sa mund të luajë futboll për skuadrën tonë”.

Argjentinasi nuk e ka bërë ende asnjë paraqitje për klubin e tij në këtë sezon të ri, pasi që pësoi lëndim vetëm pak kohë para ndeshjes mes Barcelonës dhe Napolit në kuadër të turneut parasezonal.

Trajneri Ernesto Valverde deklaroi se ylli i tij do të ishte në dispozicion pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, të cilat u zhvilluan gjatë ditëve të fundit, dhe e pranoi se shpreson se Messi do të luajë kundër Valencias.

Megjithatë, Messi vazhdoi të punojë ndaras skuadrës për rikuperimin e vet, duke munguan në seancat stërvitore të së martës dhe mërkurës me skuadrën e Barcelonës. Për këtë arsye, pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Valencias është në dyshim.

Lëndimi i sulmuesit ka qenë duke u monitoruar nga stafi mjekësor i klubit, mirëpo ende nuk specifikuar asnjë datë e kthimit të tij të mundshëm. Përderisa kapiteni i Barcelonës dëshiron të kthehet kundër Valencias, stafi mjekësor s’është i gatshëm ta rrezikojë atë.

Ai gjithashtu mund ta humbë edhe ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, kundër Dortmundit, më 17 shtator. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart