Zëvendëskryeministri thotë se Veriu është i ndarë shkaku i Thaçit - Gazeta Express
string(65) "zevendeskryeministri-thote-se-veriu-eshte-i-ndare-shkaku-i-thacit"

Gazeta Express

05/04/2020 16:49

Zëvendëskryeministri thotë se Veriu është i ndarë shkaku i Thaçit

Gazeta Express

05/04/2020 16:49

Njeriu i dytë në Qeverinë e shkarkuar, Haki Abazi, ka thënë se Veriu është i ndarë për shkak të Presidentit aktual, Hashim Thaçi. Ka thënë se po vazhdon komploti kundër shtetit, duke fajësuar kështu Thaçin, Mustafën dhe Vuçiqin.

“Veriu është i ndarë, sepse Thaçi e ka ndarë dhe e ka mbajtur të tillë për 20-vjet”, ka shkruar Abazi, në një reagim në Fb pasi dy komunat veriore u vendosën në karantinë.

Lexo Edhe:

“Kosova dhe qytetarët në Jug dhe Veri flasin me dhe nëpërmjet qeverisë së tyre legjitime dhe kryeministrin Kurti”, ka shkruar Abzi.

Ai ka hedhur fajin te Thaçi, Mustafa e Vucici për gjendjen në Veri.

“Sinkronizimi Thaçi- Mustafa dhe Vuçic po vazhdon; komploti kundër shtetit me tendencën për të krijuar qeveri servile, kryeministër të kapur e pakurrizor të përkrahur edhe me votën e Listës Srpska. Veriu që 20-vite është lënë që të përdoret si kartë për të mbuluar keqbërjen e tyre”, ka shkruar ai.

Abazi ka përmendur dosjet e së kaluarës duke thënë se liderët politikë s’po kanë dëshirë të funksionojë ligji.

”Mustafa ka qenë i vetmi ministër i financave, i cili me mandat kushtetutes ka mbledhur fondin e 3% dhe po ai, bashkë me Bukoshin, ato financa i kanë kthyer në OJQ të UFORK. Tani vazhdojnë me propagandë e në bashkërëndim me ata që po ashtu kanë keqpërdorur fondin “Vendlindja thërret”. Këtyre nuk ju leverdis zbatimi i ligjit e as hapja e dosjeve nga e kaluara”, ka shtuar ai.