“Zëri i Amelikës” do të publikojë exit poll’in për zgjedhjet në Podujevë - Gazeta Express
string(69) "zeri-i-amelikes-do-te-publikoje-exit-pollin-per-zgjedhjet-ne-podujeve"

“Zëri i Amelikës” do të publikojë exit poll’in për zgjedhjet në Podujevë

Lajme

Gazeta Express

29/11/2020 17:51

Emisioni satirik “Zëri i Amelikës” sonte vjen me një edicion special për zgjedhjet e jashtëzakonshme “nacionale” në Podujevë.

Me t’u mbyllur kutitë e votimit, fillimisht do të publikohet një sondazh kredibil që do të tregojë preferencat në Podujevë për kandidatët që synojnë pozitën e të parit të Podujevës.

Lexo Edhe:

Pas komentimit të këtij sondazhi në detaje, do të publikohet edhe exit poll’i i parë për zgjedhjet në këtë komunë, që do ta tregojë fituesin e zgjedhjeve të sotme.

Para nxjerrjes së emrit të fituesit do të bëhet edhe analizë e detajuar e ndarjes së votave në këtë komunë mes tre partive, LDK, LVV dhe PDK.

Për të gjitha këto ekskluzivitete, ndiqeni “Zërin e Amelikës” në T7, sonte me fillim nga ora 19:00.