“Zeniti bëri mirë që s’e mori” – Agjenti i futbollit: Daku do të niste sherr në dhomat e zhveshjes - Gazeta Express
string(92) "zeniti-beri-mire-qe-se-mori-agjenti-i-futbollit-daku-do-te-niste-sherr-ne-dhomat-e-zhveshjes"

Sport

Gazeta Express

18/07/2025 18:00

“Zeniti bëri mirë që s’e mori” – Agjenti i futbollit: Daku do të niste sherr në dhomat e zhveshjes

Sport

Gazeta Express

18/07/2025 18:00

Dmitri Seliu – i cili është agjent i futbollistëve – ka folur rreth situatës së sulmuesit shqiptar, Mirlind Dakut.

Ai ka dhënë mendimin e tij rreth transferimit të tij të ‘dështuar’ te Zeniti, që çoi në zgjatjen e kontratës së Dakut me Rubin Kazanin, transmeton “Gazeta Express”.

“Është mirë për Zenitin që nuk e blenë Dakun. Dhashë një intervistë të bujshme në kohën që donin ta blinin atë. Ndoshta lexuan intervistën time që nuk e morën? Daku do ta kishte vrarë Zenitin në dhomat e zhveshjes dhe kudo. Nuk është as një lojtar i stilit të Zenitit. Po, mund të kesh një nga ata në skuadër. Por Zeniti e ka tashmë Sobolev, pse u nevojitet Daku? Nëse Sobolevi thjesht rri në stol pa shkaktuar probleme, Daku do të niste sherr në dhomën e zhveshjes dhe në stërvitje. E shohim çfarë karakteri ka. Zeniti bëri shumë mirë që nuk e mori atë.

“Lojtarë të tillë janë shumë të përshtatshëm për ekipe si Rubini. E gjithë skuadra luan për të, dhe ai jep rezultat. Jam i gatshëm të vë bast që Daku nuk do të shënonte kurrë kaq shumë gola në ekipe si Zeniti apo Spartaku”, u shpreh agjenti Dmitri Seliu.

Mirlind Daku së fundmi e vazhdoi kontratën me Rubin Kazanin, deri në vitin 2029, ku do të fitojë mbi 3 milionë euro në sezon.

Daku në futbollin kosovar ka luajtur për disa skuadra, ndër to edhe Ballkanin e Llapin, derisa në Shqipëri luajti për Kukësin.

Jashtë kufijve shqiptarë, Daku djersiti fanellat e Osijekut e Muras./GazetaExpress/