Zemaj: Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut mund të anulohen nëse ka përkeqësim të situatës - Gazeta Express
string(100) "zemaj-zgjedhjet-ne-podujeve-e-mitrovice-te-veriut-mund-te-anulohen-nese-ka-perkeqesim-te-situates-ge"

Zemaj: Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut mund të anulohen nëse ka përkeqësim të situatës

Gazeta Express

29/10/2020 22:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se do të nxjerrin disa rekomandime për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Ai tha se në rast nëse do të ketë përkeqësim të situatës me COVID-19, zgjedhjet do të mund të anulohen.

Lexo Edhe:

“Do të nxjerrim disa rekomandime për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicën e Veriut. Nëse kemi ndonjë përkeqësim të situatës, zgjedhjet munden me u analu, munden me u shty”, tha Zemaj në Rubikon.

Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut do të mbahen më 29 nëntor. /Express/