Zemaj: Të intervenojnë ndërkombëtarët për ta kthyer situatën në kontroll - Gazeta Express
string(71) "zemaj-te-intervenojne-nderkombetaret-per-ta-kthyer-situaten-ne-kontroll"

Zemaj: Të intervenojnë ndërkombëtarët për ta kthyer situatën në kontroll

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 12:47

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media lidhur me gjendjen e krijuar nga tollovia që u pa sot te salla “1 Tetori” në Prishtinë ku qytetarë të shumtë prisnin për vaksinim.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në emër të LDK-së ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të, vendet e BE-së që të intervenojnë sa më shpejt pas gjendjes së krijuar sot.

Lexo Edhe:

“Në emër të LDK-së i bëj ftesë partnerëve tanë ndërkombëtare të cilët punuan bashkarisht në menaxhimin e situatës pandemike, SHBA-së, vendeve të BE-së OBSH-së në Kosovë dhe Unicefit që të intervenojnë dhe të theksojnë që situata duhet të kthehet në kontroll, përndryshe këto pamje dhe këta prindër tanë që sot janë drejtuar drejt vdekjes është tmerruese të shihet në ditët në vijim”, tha Zemaj në këtë konferencë.

Ai po ashtu tha se sot nga papërgjegjësia totale, qeveria Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ka rrezikuar qytetarët e Kosovës, duke u bërë shpërndarës të infeksionit.

“Sot nga papërgjegjësia totale edhe nga neglizhenca e paparashikueshme, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka rrezikuar qytetarët e Kosovës, duke u bërë shpërndarës të infeksionit”.

LDK-ja ka kërkuar nga Qeveria që situata të menaxhohet menjëherë.

“Lusim që Qeveria urgjentisht ta merr situatën në dorë, janë mekanizmat vetëm duhet të përkrahen mekanzimat profesinal. Jo të degradohen jo të shkarkohen e të ndiqen luftë shtrigash politike ashtu sic kemi parë këto ditë në MSH”.