Zemaj qytetarëve: Mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje për mosrespektim të masave, kujdes nga koronavirusi, ruajini familjet - Gazeta Express
string(119) "zemaj-qytetareve-mos-i-degjoni-ata-qe-bejne-thirrje-per-mosrespektim-te-masave-kujdes-nga-koronavirusi-ruajeni-familjen"

Gazeta Express

02/07/2020 10:26

Zemaj qytetarëve: Mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje për mosrespektim të masave, kujdes nga koronavirusi, ruajini familjet

Gazeta Express

02/07/2020 10:26

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në ceremoninë e pranimit të një donacioni nga Bashkimi Evropian për luftimin e pandemisë, tha se më i rëndësishëm është shëndeti sesa politika dhe dallimet politike në kohë pandemie.

Zemaj kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat dhe të mos dëgjojnë thirrjet për mosrespektim të vendimeve nga Qeveria.

Lexo Edhe:

 “Mos lejoni që të kemi donacione të tilla në pafundësi, na ndihmoni ta përfundojmë pandeminë, respektojini masat, zbatoni masat e MSH-së dhe IKSHPK-së, mos dëgjoni ata që thërrasin për padëgjueshmëri për vendimet e qeverisë, ruani shëndetin tuaj dhe të familjes, më e rëndësishme është shëndeti sesa politika apo dallimet politike që paraqiten në kohë pandemie”, tha Zemaj.

Zemaj shtoi se ky donacion i BE-së, nuk është i vetmi e as i fundit, është pjesë e e kontingjentit që kanë arritur më parë dhe na kanë ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë.

Ministri falënderoi taksapaguesit evropianë dhe zyrën e BE-së që kanë mundësuar që gjatë kësaj kohe këto mjete të arrijnë sa më shpejt.