Zemaj njofton se kanë shpërndarë maska në BIK, Ipeshkvi, Rektorat dhe në Këshillin Gjyqësor e Prokurial - Gazeta Express
string(101) "zemaj-njofton-se-kane-shperndare-maska-ne-bik-ipeshkvi-rektorat-dhe-ne-keshillin-gjyqesor-e-prokurial"

Zemaj njofton se kanë shpërndarë maska në BIK, Ipeshkvi, Rektorat dhe në Këshillin Gjyqësor e Prokurial

Gazeta Express

13/07/2020 18:24

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot janë shpërndarë rreth 2 mijë maska për Bashkësinë Islame, Ipeshkvinë, Rektoratin e UP’së, Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se ky aktivitet synon të promovojë bartjen e maskës si një masë mbrojtëse obliguese për qytetarët e vendit.

Lexo Edhe:

“Me qëllim që të ndihmojë në përballimin e pandemisë Covid-19, kemi shpërndarë sot një numër simbolik të maskave për disa institucione të vendit dhe personelin e tyre. Maska mbrojtëse janë ndarë për Bashkësinë Islame të Kosovës 500, Ipeshkvinë e Kosovës 250, Rektoratin e UP-së 500, për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial nga 150”, ka shkruar Zemaj./Gazeta Express