Zemaj i përgjigjet Shpend Ahmetit: Masat nuk janë absurde, janë të logjikshme - Gazeta Express
string(75) "zemaj-i-pergjigjet-shpend-ahmetit-masat-nuk-jane-absurde-jane-te-logjikshme"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 21:45

Zemaj i përgjigjet Shpend Ahmetit: Masat nuk janë absurde, janë të logjikshme

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 21:45

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat e vendosura kundër Covidit nuk janë absurde dhe janë shumë të nevojshme në këtë kohë.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka qenë shumë i zëshëm ndaj këtyre masave me shkrime në Facebook dhe deklarata publike.

Lexo Edhe:

Ahmeti ishte shumë i revoltuar me mënyrën se si ishin konsultuar komunat dhe se si ishin krijuar zonat e kuqe, të verdha e të gjelbra. Ai po ashtu kishte thënë se karantinimi dy ditor në një vikend ishte i pakuptimtë, përderisa shumë shtetas të Kosovës kishin marrë rrugën për në shtete fqinje që të kalojnë vikendin dhe të shfrytëzojnë kafenetë e hapura.

“Masat nuk janë absurde, janë të logjikshme”, ka thënë Zemaj kur është pyetur për këto kritika në emisionin Pressing në T7. /GazetaExpress/