Zelensky i vendosur të rimarrë qytetet e pushtuara nga Rusia - Gazeta Express
string(60) "zelensky-i-vendosur-te-rimarre-qytetet-e-pushtuara-nga-rusia"

Gazeta Express

25/06/2022 23:51

Zelensky i vendosur të rimarrë qytetet e pushtuara nga Rusia

Gazeta Express

25/06/2022 23:51

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se Ukraina do të rifitojë të gjitha qytetet që kanë rënë nën kontrollin e ushtrisë ruse, përfshirë Sievierodonetskun, i cili ra sot nën pushtimin e plotë rus.

Të gjitha qytetet tona, Sievierodonetsk, Donetsk, Luhansk do t’i rimarrim të gjitha,” tha ai nëpërmjet një videomesazhi sot.

Lexo Edhe:

Kjo ishte e vetmja herë në fjalim që Zelensky përmendi Sievierodonetsk, i cili pas disa javësh luftimeve brutale ra në duart e forcave të Moskës.

Zelensky gjithashtu pranoi se lufta po bëhet e vështirë për t’u trajtuar emocionalisht.

Ai tha se Ukraina është goditur nga 45 raketa ruse në 24 orët e fundit, të cilat i përshkroi si një përpjekje cinike, por të dënuar për të thyer shpirtin e popullit të tij.

“Në këtë fazë të luftës është shpirtërisht e vështirë, emocionalisht e vështirë, nuk e dimë se sa goditje të tjera, humbje dhe përpjekje do të nevojiten përpara se të shohim fitoren,” tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zelensky kërkoi sërish më shumë armë nga Perëndimi, duke thënë se sulmet e pamëshirshme me raketa konfirmuan se sanksionet kundër Rusisë nuk ishin të mjaftueshme për të ndihmuar Ukrainën.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore, sistemet moderne që kanë partnerët tanë nuk duhet të jenë në terrene stërvitore apo në depo, por në Ukrainë, ku ato nevojiten tani, nevojiten më shumë se kudo tjetër në botë,” tha Zelensky./abcnews.al/