Zelenskiy dhe Merkel bisedojnë për konfliktin në lindje të Ukrainës


load
Gazeta Express
25 Maj 2019 10:32

Presidenti i ri i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, biseduan të premten përmes telefonit lidhur me zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës.

Sipas zyrës së presidentit ukrainas, të dy liderët u pajtuan se duhet të rifillojnë përpjekjet për arritje të paqes, përfshirë të ashtuquajturin formatin e Normandisë, i cili bën bashkë Ukrainën, Rusinë, Gjermaninë dhe Francën.

Në deklaratë thuhet se Zelenskiy planifikon të zhvillojë bisedime edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, në një të ardhme sa më të afërt.

Në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se Merkel dhe Zelenskiy u pajtuan për nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjeve aktuale të paqes.

Në anën tjetër, Kremlini tha se Rusia do ta mbështesë takimin e formatit të Normandisë, nëse ka potencial për rezultate të dalluara.

“Askush nuk dëshiron që ky takim të jetë sa për sy e faqe”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Që nga prilli i vitit 2014, rreth 13 mijë njerëz janë vrarë në luftimet mes forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, të cilët i kontrollojnë disa pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart