Zekirija Ramadani lë Gjilanin për klubin e Arabisë Saudite - Gazeta Express
string(58) "zekirija-ramadani-le-gjilanin-per-klubin-e-arabise-saudite"

Futboll

Gazeta Express

14/06/2023 17:50

Zekirija Ramadani lë Gjilanin për klubin e Arabisë Saudite

Futboll

Gazeta Express

14/06/2023 17:50

Gazeta Express ka konfirmuar se Zekirija Ramadani është larguar përfundimisht nga Gjilani.

Ramadani karrierën si trajner do ta vazhdojë në Arabinë Saudite, mirëpo jo në elitën e futbollit arab ku kanë shkuar tashmë shumë yje që po paguhen me qindra miliona euro, siç është rasti i Ronaldos e Benzemas.

Lexo Edhe:

Ramadani do të jetë trajner në kategorinë e dytë të futbollit arab.

Trajneri nga Maqedonia e Veriut kishte kontratë edhe një vit tjetër me Gjilanin, por klubi gjilanas nuk dëshiroi t’ia humbte një mundësi të tillë dhe e ka liruar Ramadanin.

Ramadani do të drejtojë skuadrën Ohod Al-Medina

Tani, Gjilani ka mbetur në duart e Alban Hysenit, teksa aty nuk e përjashtojnë mundësinë të vazhdojnë me Hysenin edicionin e ri.