Zekiri: LSDM-ja i ka dyert e hapura për të gjithë, këto zgjedhje do të kemi më shumë deputetë shqiptarë


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 21:24

Partia e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e cila gravitoi vota të shumta të shqiptarëve dhe nacionaliteteve tjera, thotë se këto zgjedhje në listat e deputetëve do të kenë më shumë shqiptarë.

Këtë e tha deputeti i LSDM-së Muhamet Zekiri, i cili numëroi disa pozita kyçe të cilat Zaev ua ka besuar shqiptarëve.

“Koncepti “Një shoqëri për të gjithë” është i mundur. Këtë më së miri e shpjegon fakti që në disa komuna multi-etnike, ne kemi fituar, kemi kryetarët tanë. Disa organe në partinë tonë udhëhiqen nga kuadro shqiptarë. Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muharemi është shqiptarë. Ne do të kemi edhe më shumë kandidat për deputet shqiptarë. Po zgjerohemi edhe më shumë” tha Zekiri në Pressing.

Te fundit


Kthehu lart