Zekiri: Edhe unë dikur kam votuar BDI-në, por ata nuk janë në gjendje as të ndryshojnë emrat e tre shkollave


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 21:15

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, duke folur për raportet me partnerët e koalicionit, gjegjësisht me BDI-në, ka thënë se partiakët e Ali Ahmetit po tentojnë të fitojnë poenë politik duke u lavdëruar me punët që i bën qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryeministri Zoran Zaev.

Sipas tij, meritat për të bërat dhe dështimet janë të përbashkëta e jo individuale.

Ai madje ka thënë që kohë më parë, ka qenë votues i BDI-së, por duke parë se të njëjtët nuk bëjnë asgjë për çështjen shqiptare, shpresën e vetme e ka parë që të anëtarësohet në LSDM dhe të luftojë për të drejtat e shqiptarëve.

Te fundit


Kthehu lart