Tre persona po trajtohen në QKUK me dyshimet për koronavirus, njëri nga ta është nga Kina - Gazeta Express
string(89) "tre-persona-po-trajtohen-ne-qkuk-me-dyshimet-pe-koronavirus-njeri-nga-ta-eshte-nga-kinaaa"

Gentiana Hasani

26/02/2020 10:46

Tre persona po trajtohen në QKUK me dyshimet për koronavirus, njëri nga ta është nga Kina

Gentiana Hasani

26/02/2020 10:46

Në Klinikën Infektive të QKUK-së është shtrirë një person me origjinë nga Kina, i cili po dyshohet se është prekur nga koronavirusi Covid-19. Sipas mjekëve, pacienti nuk ka simptoma të theksuara të sëmundjes që ka origjinën nga vendi i tij Kina, por pas dyshimeve dhe shqetësimeve që ka pasur është paraqitur në Klinikën Infektive. Ndërkohë edhe dy persona të tjerë janë të shtrirë në Infektiven e QKUK-së me dyshimet për koronë, raporton Express.

Për lajmin janë deklaruar edhe nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës. Ata kanë thënë se tashmë tre persona janë në monitorim dhe të njëjtëve u janë marrë mostrat për analiza.

Lexo Edhe:

Rezultatet pritet të dalin së shpejti.

“Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për Express.

Dje gjatë ditës u raportuan tri raste të dyshuara me koronavirus, por më pas rezultatet e të tria rasteve dolën negative. /Express/