Zekiri, Ahmeti, Sela, Thaçi dhe Kasami do të garojnë në njësinë zgjedhore numër 6?! - Gazeta Express
string(78) "zekiri-ahmeti-sela-thaci-dhe-kasami-do-te-garojne-ne-njesine-zgjedhore-numer-6"

Gazeta Express

23/02/2020 19:15

Zekiri, Ahmeti, Sela, Thaçi dhe Kasami do të garojnë në njësinë zgjedhore numër 6?!

Gazeta Express

23/02/2020 19:15

BDI dhe LSDM janë aktive në përpilimin e listave zgjedhore. Zaev se fundi tha se në lista do të ketë barazi gjinore 50:50, por deklaroi që LSDM nga parti maqedonase sot është parti multietnike. Kjo lë të kuptohet se ne listat zgjedhore do te ketë kandidat edhe të kombësive tjera, përcjell Gazeta Express nga TV21.

“Me vendim të bordit qendror dhe me rekomandimet, listat do të jenë tërësisht të balancuara. Nga 50 përqind do të ketë nga të dyja gjinitë”, pohoi Hari Llokvenec.

Lexo Edhe:

Burime të TV21 mësojnë se në LSDM, është duke u zhvilluar debat rreth listave zgjedhore dhe se nënkryetari i kësaj partie Muhamet Zekiri, insiston që të jetë bartës në njësinë zgjedhore 6, ku dëshiron të përballet me Ali Ahmetin.

Nga LSDM, nuk janë shumë të kënaqur me këtë propozim dhe nga atje për TV21 thonë se bartësi në NJZ 6 duhet të jetë lider i partisë shqiptare me te cilën LSDM do të shkojë ne koalicion parazgjedhor. Burime të LSDM-së thonë se Muhamet Zekiri mund te jetë i 3-ti ne NJZ nr. 2, ku bartës duhet te jetë kryeministri teknik Oliver Spasovski.

I kontaktuar nga TV21 Zekiri tha se ende është herët dhe se askush nuk e di se ku do të garojë.

Sela ditë më parë gjithashtu ka thënë se do të garojë në njësinë zgjedhore numër gjashtë, ku do i matë forcat me Ali Ahmetin.

Megjithatë, ka ende kohë deri në dorëzimin e listave dhe nuk dihet se si dhe ku do të radhiten definitivisht krerët dhe aktorët kryesorë të partive politike./GazetaExpress/B.Leka/