Zeka paralajmëron se këtë javë do të ketë arrestime të reja nga Specialja - Gazeta Express
string(73) "zeka-paralajmeron-se-kete-jave-do-te-kete-arrestime-te-reja-nga-specialja"

Gazeta Express

29/09/2020 7:24

Zeka paralajmëron se këtë javë do të ketë arrestime të reja nga Specialja

Gazeta Express

29/09/2020 7:24

Ish-deputeti Milaim Zeka ka thënë se këtë javë do të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale.

“… Këtë javë pritet të ketë edhe arrestime tjera nga Gjykata Speciale”, ka thënë Zeka, për Kanal10.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se aktualisht është i pamundur shfuqizimi i Speciales.

“Në situatën që ndodhemi është i pamundur shfuqizimi i Gjykatës Speciale. Këtë e dinë edhe krerët politikë, andaj po heshtin”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se në kohën kur është votuar kjo gjykatë, është dashur të kërkohet që ajo të vendoset në Kosovë, ndërsa dëshmitarët e mbrojtur të dëshmojnë përmes video-lidhjeve nga jashtë vendit, pasi që është cilësuar se janë të rrezikuar.