Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Trump është i bindur se do të jetë ende president - Gazeta Express
string(81) "zedhenesja-e-shtepise-se-bardhe-trump-eshte-i-bindur-se-do-te-jete-ende-president"

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Trump është i bindur se do të jetë ende president

Gazeta Express

16/11/2020 11:44

Donald Trump nuk po tregon se e ka ndërmend ta pranojë humbjen në zgjedhje në mënyrë klasike, duke ia uruar fitoren kundërkandidatit. Stafi i tij këmbëngul se në zgjedhje kishte manipulime me vota dhe se Trump është fituesi i vërtetë i tyre.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany ka treguar se Trump beson se do të jetë në krye të SHBA-së edhe për një mandat tjetër, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Presidenti Trump është i bindur se do të jetë në atë post dhe për një mandat të dytë”, tha McEnany në një program televiziv.

McEnany pati përgjigje edhe në pyetjen nëse Trump do të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

“Besoj se presidenti Donald Trump më 20 janar do marrë pjesë në inaugurimin e tij”, u përgjigj Kayleigh McEnany. /GazetaExpress/