Zëdhënësi i Qeverisë: Mbledhja e dy qeverive nuk është anuluar, gjithçka është gati për nesër - Gazeta Express
string(91) "zedhenesi-i-qeverise-mbledhja-e-dy-qeverive-nuk-eshte-anuluar-gjithcka-eshte-gati-per-neser"

Gazeta Express

13/06/2023 19:16

Zëdhënësi i Qeverisë: Mbledhja e dy qeverive nuk është anuluar, gjithçka është gati për nesër

Gazeta Express

13/06/2023 19:16

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka mohuar raportimet për anulimin e mbledhjes së dy qeverive nesër në Gjakovë.

Ai ka thënë se mbledhja nuk është anuluar dhe se gjithçka është gati për t’u mbajtur, siç është planifikuar, në Gjakovë.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme”, ka thënë Kryeziu për Gazetën Express.

“Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, ka shtuar ai. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement