Zëdhënësi i publikon “kujtimet”, Kurti del vetë i 27-ti në fotografi në ditën e fundit në Qeveri - Gazeta Express
string(75) "zedhenesi-i-publikon-kujtimet-kurti-vete-i-27ti-ne-diten-e-fundit-ne-qeveri"

Zëdhënësi i publikon “kujtimet”, Kurti del vetë i 27-ti në fotografi në ditën e fundit në Qeveri

Gazeta Express

04/06/2020 12:38

Albin Kurti nga dje nuk është më kryeministër i Kosovës. Pasardhës i tij, tashmë do të jetë Avdullah Hoti i cili gjatë ditës së mërkurë u zgjodh kryeministër i Kosovës nga deputetët e Kuvendit me 61 vota pro.

E sot në Qeverinë e Kosovës është vendosur Avdullah Hoti bashkë me stafin e tij duke bërë që kësisoj që Kurti me kabinetin e tij t’i lëshojnë zyrat e Qeverisë.

Lexo Edhe:

Kujtimet e fundit të Kurtit në zyrat e Qeverisë së Kosovës i ka publikuar zëdhënësi, Përparim Kryeziu.

Ai ka publikuar një fotografi të kabinetit qeveritar të Qeverisë Kurti ku shihen 27 personat e stafit të Kurtit.