Zbutet “lufta tregtare” mes SHBA-së dhe Kinës, fillojnë bisedimet


Gazeta Express
14 Maj 2019 13:59

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet për tregtinë mes dy vendeve, thuhet në njoftimin e qeverisë kineze këtë të martë, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ai pret që këto bisedime të jenë të suksesshme.

Këto komente optimiste erdhën pasi që të dyja vendet vendosën tarifa ndaj njëra-tjetrës, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa në anën tjetër, përfaqësuesi i Sekretariatit të Tregtisë së SHBA-së tha se planifikohet që të organizohet një dëgjim publik mbi mundësinë që tarifat ndaj Kinës, të zbatohen edhe në pajisje teknologjike.

Ekonomia botërore ka pësuar një kërcënim të madh pasi që dy superfuqitë e këtij sektori, ishin afër një lufte tregtare, do të sillte poja jo vetëm për to, por edhe për vendet e tjera.

“Me sa e kuptoj unë Kina dhe SHBA-ja janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet. E se si do të bëhen ato, mendoj që duhet ende konsultime nga të dyja anët”, tha sekretari i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang.

Por Kina nuk do të shantazhohet, shtoi ai: “Ne shpresojmë që SHBA-ja nuk do ta keqinterpretojë situatën dhe ta nënvlerësojë qëndrimin e Kinës”.

Sipas burimeve të Reuters, bisedimet u zvarritën për shkak se Kina kishte tentuar ta ndryshojë marrëveshjen, duke ia përshtatur ligjeve të saj, gjë që SHBA-ja nuk u pajtua aspak.

Geng Shuang tha se Kina është treguar e sinqertë, madje duke e dërguar delegacionin më të lartë të shtetit për bisedime me SHBA-në.

Ai fajësoi Uashingtonin për shkak se ata u tërhoqën nga marrëveshja, duke mos iu përmbajtur fjalëve të cilat i kishin premtuar gjatë majit të kaluar, kur edhe u arrit një marrëveshje, e që më pas Uashingtoni u tërhoq.

“Nuk mund ta fajësoni Kinën për faktin se Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja dhe i theu premtimet”, tha ai.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës ishin tensionuar shumë kohëve të fundit, duke bërë që analistët ta quanin si “luftë tregtare”. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart