Zbuloni se a është shpenzuar zemra juaj pas moshës 40-vjeçare: Dy teste të thjeshta! - Gazeta Express
string(82) "zbuloni-se-a-eshte-shpenzuar-zemra-juaj-pas-moshes-40-vjecare-dy-teste-te-thjeshta"

Zbuloni se a është shpenzuar zemra juaj pas moshës 40-vjeçare: Dy teste të thjeshta!

Gazeta Express

06/07/2020 7:17

Nuk është për t’u habitur që zemrën e quajnë organ kryesor: falë saj, trupi ynë funksionon

Muskujt e zemrës dërgojnë gjakun e pasuruar me oksigjen dhe materiet ushqyese në të gjitha indet dhe sistemet.

Lexo Edhe:

Kur pushon zemra, pushon edhe jeta. Prandaj, organi kryesor patjetër duhet të punojë vazhdimisht dhe pa defekte. Mirëpo, me kalimin e moshës mund të shpenzohet, të vuajë nga faktorët negativë dhe të sëmuret.

Është me rëndësi të ndiqet vazhdimisht gjendja e saj, në mënyrë që me kohë të vërejmë problemet dhe t’i qasemi shërimit adekuat, transmeron Telegrafi.

Problemet me zemrën më së shpeshti shfaqen te ata persona të cilët e teprojnë me sasinë dhe ushqimin e fërguar, pinë duhan, alkool, vuajnë nga stresi dhe pagjumësia, bëjnë jetë në mënyrë joadekuate.

Atyre të cilët besojnë që zemra e tyre është mirë, u këshillojmë që të bëjnë dy teste të shpejta në mënyrë që të jenë të sigurt që mendimi i tyre është i vërtetë:

Testi 1

Merrni një enë të thellë dhe mbusheni me ujë të ftohtë. Zhytni duart në të dhe mbani disa minuta.

Nxirrni duart nga uji dhe shikoni: duart të kaltra apo shumë të bardha janë tregues të qarkullimit të çrregulluar.

Qarkullimi i keq është shenjë e punës së keqe të muskujve të zemrës.

Testi 2

Shtrijuni në krevat dhe në gjendje qetësie matni pulsin tuaj. Është e nevojshme të numëroni rrahjet e zemrës në një minutë.

Pastaj ngrihuni dhe sërish matni rrahjet e zemrës. Nga numri i fundit hiqeni të parin – distanca nuk bën të jetë më e madhe se 10 – 12 njësi. Nëse ka më shumë, mund të keni probleme me zemrën.

Vetëm mjeku mund të caktojë diagnozën e saktë, andaj nëse rezultatet e këtij testi shtëpiak janë të këqija, shkoni te specialisti.

Sëmundja e zemrës është shumë serioze, prandaj kujdesuni për veten.