Zbuloi aplikacionin për njohje të reja, gjyshja 83-vjeçare fillon kërkimin për djem të rinj


Gazeta Express
5 Shtator 2019 13:58

Një gjyshe ka zbuluar mundësitë që të ofrojnë aplikacionet e njohjeve të reja dhe thotë se nuk ka parë gjë më të mirë.

83-vjeçarja Hattie, thotë se asaj i pëlqen shumë që ta eksplorojë aplikacionin dhe nuk po e përdor fare për të kërkuar ‘djem’ të moshës së saj.

E moshuara ka qenë e martuar për 25 vite dhe ishte e kënaqur me ish-bashkëshortin, por thotë se e kishte marrë malli për takimet e rastësishme.

Dhe tani ajo del vetëm me djem të rinj.

Hattie prej kohësh tashmë flet për jetën e saj private dhe thotë se djemtë e rinj ditëve të sotme po u pëlqen gjithnjë e më tepër ideja e të dalit me gra më të mëdha në moshë.

Pensionistja thotë se njerëzit e paragjykojnë shpesh, por gjithsesi ajo do që ta ndryshojë përceptimin që shumica ka për njerëzit që bëjnë stilin e saj të jetesës.

Gjyshja thotë se ka një numër të madh adhuruesish me të cilët është lidhur me anë të aplikacioneve të njohjeve si Tinderi.

Hattie nisi ta përdorte aplikacionin 8 muaj më parë dhe thotë se deri më tani ka takuar rreth 50 meshkuj.

Te fundit


Kthehu lart