Zbulohet ylli 100 herë më i madh se Dielli - Gazeta Express
string(42) "zbulohet-ylli-100-here-me-i-madh-se-dielli"

Zbulohet ylli 100 herë më i madh se Dielli

Mistere

Gazeta Express

12/06/2021 1:04

Ndodhet më shumë se 25 mijë vite dritë larg, u filmua nga teleskopi Vista

Astromonët kanë zbuluar një yll të shndritshëm gjigand, 100 herë më të madh se Dielli, në zemër të Rrugës së Qumështit.

Lexo Edhe:

Nga observimet e bëra me teleskop në më pak se 100 ditë rreth yllit i cili ndodhet më shumë se 25 mijë vite dritë larg, u pa se ai ishte i fikur deri në masën 97% dhe më pas iu rikthye vezullimit të tij të mëparshëm.

Errësimi dramatik dhe i papritur i tij me shumë gjasa u shkaktua nga një tjetër planet apo yll shoqërues i rrethuar nga një disk me pluhur që kaloi përpara tij duke i bllokuar kështu dritën. “U duk sikur për një moment u shua papritur,” tha Lei Smith nga Universiteti i Cambridge në Institutin e Astronomisë për yllin, zbehja e të cilit filloi në vitin 2012 për t’u “zhdukur” më pas përgjithmonë.

Por astronomët ripanë yllin misterioz falë të dhënave të mbledhura nga teleskopi Vista, pjesë e  Observatorit Europian në Kili. Një gjetje të tillë shkencëtarët e kan emëruar me kodin VVV-WIT-08. Kjo nuk është hera e parë që astronomët zbulojnë një yll të tillë. Sasi të mëdha pluhuri në galaksi bëjnë që çdo 27 vjet, 50% e yllit gjigand Epsilon të mos jetë më i dukshëm.

Në vazhdën e këtyre zbulimeve, shkencëtarët do të studiojnë më shumë rreth atyre që tashmë i fusin në kategorinë e “yjeve gjigandë e të shndritshëm”.