Zbulohet testi i alkoolit që detekton Covid-19 përmes frymëmarrjes, jep rezultate brenda një minuti - Gazeta Express
string(98) "zbulohet-testi-i-alkoolit-qe-detekton-covid-19-permes-frymemarrjes-jep-rezultate-brenda-nje-minuti"

Zbulohet testi i alkoolit që detekton Covid-19 përmes frymëmarrjes, jep rezultate brenda një minuti

Gazeta Express

29/10/2020 23:23

Një kompani në Singapor ka lansuar një test të alkoolit për testimin e Covid-19, për të cilin pretendon se mund të japë rezultat në më pak se një minutë.

Breathonix, një ndërmarrje e re nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, gjithashtu pretendon se testi i tyre ishte 90 për qind efikas pas një testimi me 180 persona, shkruajnë mediet britanike, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Firma shpreson të marrë dritën e gjelbër nga rregullatorët në fillim të vitit të ardhshëm në mënyrë që të fillojë përdorimi i testit për të diagnostikuar njerëzit me sëmundjen.

Testi kërkon përbërje organike të paqëndrueshme (VOCs) – kimikate në frymëmarrje që lirohen nga qelizat e sëmura në trup.

Breathonix aktualisht po zgjeron testimet në të gjithë Singaporin dhe shpreson të përmirësojë saktësinë e testit para se ta hedhë atë në treg në fillim të vitit të ardhshëm.

Shkalla e saktësisë së saj u zbulua gjatë një pilot-prove ku përfshiheshin 180 vullnetarë në Qendrën Kombëtare të Sëmundjeve Infektive (NCID).

Studiuesit shpresojnë të rekrutojnë deri në 600 pacientë gjatë muajve të ardhshëm për të provuar produktin, i cili është ende në fazën testuese. /Gazeta Express/