Zbulohet skenari, krejt çka pritet të ndodhë sonte në “Për’puthen Prime” - Gazeta Express
string(68) "zbulohet-skenari-krejt-cka-pritet-te-ndodhe-sonte-ne-perputhen-prime"

Zbulohet skenari, krejt çka pritet të ndodhë sonte në “Për’puthen Prime”

Rozë

Gazeta Express

07/03/2021 15:08

Sonte emisioni Prime i “Për’puthen” pritet të jetë i fundit për këtë sezon. Filloi me datën 3 janar dhe kishte për qëllim të gjithë përmbledhjet e ditëve të javës, prapaskenat dhe sqarimet në mes konkurrentëve të bëhen në Prime e që sipas disa raportimeve në Shqipëri pritet që sonte të jetë i fundit.

Në këtë Prime, do të jetë prezent çifti, Beart – Tea, ku kjo e fundit kishte dal nga ky emision si çift me Andin dhe se më pas kishte publikuar një foto me djalin nga Kosova, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre. Dyshja për një kohë të gjatë ishin në krye të mediave rozë, pasi ishte Tea ajo që kishte akuzuar produskionin se kërkonte nga ajo dhe Andi të dilnin çift dhe se nuk ishte dëshira e tyre.

Lexo Edhe:

Ndërsa ata sonte do t’i shohim në rolin e opioninstave, ku Tea do të tregojë më shumë rreth historisë së saj dhe lidhjes me Beartin.

Madje, kanë treguar se do të shfaqet prapaskena ku Ledjana u largua pasi nuk dëshironte të shihte takimin e Mevlanit me Antonelën, takim që u publikua gjatë kësaj jave.

Po ashtu pritet që të tre konkurrentët të kenë një përballje mes tyre dhe shumë lajme kanë qarkulluar se Ledjana dhe Mevlani pritet të vazhdojnë njohjen vetëm me njëri-tjetrin, gjë që mbetet të shihet sonte në Prime. Pasi sipas disa raportimeve edhe Atdheu do të jetë prezent dhe do të tregojë se Antonela e ka puthur atë në prapaskenë.

“Për’puthen” ka lajmëruar kohë më parë se do të ketë edhe një format të ri me konkurrentët mbi moshën 40-vjeçare dhe se sonte do të prezantohen disa nga ta.

Gjatë ditëve të fundit janë publikuar disa fotografi të ish-fejuarës së Rinianit e cila shihej në shoqërinë e konkurrentit të “Për’puthen” duke hyrë në një hotel në Shqipëri, ende nuk është konfirmuar se a do të jetë prezentë, pasi ditë më parë ka qenë në një video-lidhje.

Dhe i ftuar sonte do të jetë këngëtari Devis Xherahu, po ashtu pritet që të jetë emisioni më i gjatë ndonjëherë./Express/