Zbulohet shuma që dyshohet se u grabit tek 'Kredo.al' nga një person i maskuar - Gazeta Express
string(76) "zbulohet-shuma-qe-dyshohet-se-u-grabit-tek-kredo-al-nga-nje-person-i-maskuar"

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2021 17:10

Zbulohet shuma që dyshohet se u grabit tek ‘Kredo.al’ nga një person i maskuar

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2021 17:10

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja në filialin e institucionit financiar në zonën e Brrylit Tiranë, Kredo.al.

Ndërkohë sipas informacioneve për mediat, akoma nuk është përcaktuar shuma e saktë që është grabitur, por deri tani dyshohet për 2 ose 3 milionë lekë të vjetra.

Lexo Edhe:

Uniformat blu kanë raportuar më herët se një person i maskuar është futur në ambientet e këtij institucioni dhe u ka drejtuar armën punonjësve.

Dyshohet se ai mund të ketë pasur një bashkëpunëtor që e ka ndihmuar që të arratiset.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.