Zbulohet shkaku i pengmarrjes në Kamëz, asnjë shenjë jete nga 49- vjeçari - Gazeta Express
string(71) "zbulohet-shkaku-i-pengmarrjes-ne-kamez-asnje-shenje-jete-nga-49-vjecari"

Gazeta Express

18/01/2020 18:24

Zbulohet shkaku i pengmarrjes në Kamëz, asnjë shenjë jete nga 49- vjeçari

Gazeta Express

18/01/2020 18:24

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me pengmarrjen Jak Prengës paraditen e së premtes në rrugën “London” në Kamëz.

Sipas abcneës Prenga rezulton i regjistruar me letra edhe me emrin Jurgen dhe dyshohet se rrëmbimi ka të bëjë me mos shlyerjen e një borxhi që 49-vjecari i kishte marr personave që iu kishte blerë automjetin.

Lexo Edhe:

Kjo është një nga pistat më të forta që po hetohet nga policia e Tiranës.

Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës, ku dëshmitarët u kanë treguar shërbimeve të Policisë se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë e janë larguar.

Ndërkohë dyshohet se autorët e rrëmbimit janë parë për herë të fundit në drejtim të Fushë Krujës në vendin e quajtur Ura  Gjoles.