Kylian Mbappe pritet të bëjë debutimin e tij për Real Madrid në ndeshjen e Superkupës së Evropës kundër Atalantas, pas një takimi që pati me mjekët e klubit.
Ylli francez 25-vjeçar u prezantua zyrtarisht nga Los Blancos të martën, pasi nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare me gjigantët spanjollë pas skadimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain.
Në konferencën e tij për shtyp, ai theksoi se do të dëshironte të luante në ndeshjen e Superkupës nëse do të ishte i disponueshëm, transmeton Gazeta Express.
Në Kampionatin Evropian të fundit në Gjermani, Mbappe pësoi një dëmtim në hundë që e detyroi atë të mbante një maskë për një numër ndeshjesh, duke shkaktuar frikë se debutimi i tij me Real Madrid mund të vonohej nëse ai do të kishte nevojë për një operacion.
Media spanjolle AS detajon se si Mbappe pati një takim me mjekët e Real Madrid së fundmi, të cilët konfirmuan se një operacion në hundën e tij nuk do të jetë i nevojshëm, duke i lejuar atij të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e Superkupës kundër Atalantas.
La Dea u kualifikua për ndeshjen pas fitores në Europa League, duke mundur Bayer Leverkusenin e Xabi Alonsos në finale. /Gazeta Express/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...