Zbulohet sakrifica e Marcus Rashford që mundësoi marrëveshjen mes Barçës dhe Unitedit - Gazeta Express
string(85) "zbulohet-sakrifica-e-marcus-rashford-qe-mundesoi-marreveshjen-mes-barces-dhe-unitedit"

Sport

Gazeta Express

19/07/2025 23:08

Zbulohet sakrifica e Marcus Rashford që mundësoi marrëveshjen mes Barçës dhe Unitedit

Sport

Gazeta Express

19/07/2025 23:08

Barcelona është gati të zyrtarizojë Marcus Rashford si përforcimin e tretë të verës, pasi ka arritur marrëveshje me Manchester United. Sulmuesi i Anglisë do t’i bashkohet kampionëve të La Ligës në formë huazimi njëvjeçar, me opsion blerjeje në fund të sezonit 2025-26.

Rashford raportohet se ka bërë të qartë se dëshironte vetëm Barcelonën, dhe pasi katalanasit hoqën dorë nga Luis Diaz për shkak të kërkesave të larta të Liverpoolit, ata kanë lëvizur shpejt për të mbyllur marrëveshjen me United.

Rashford pritet të udhëtojë së shpejti drejt Katalonjës për të kryer testet mjekësore dhe pritet të konfirmohet në kohë që t’i bashkohet skuadrës së Hansi Flick në turneun parasezonal në Japoni dhe Korenë e Jugut, që nis javën e ardhshme.

Barcelona ende duhet ta regjistrojë Rashfordin pas mbërritjes së tij, gjë që nuk do të jetë e lehtë, pasi duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe për Joan Garcia, që iu bashkua nga Espanyoli në fillim të korrikut. Megjithatë, përpjekjet për ta realizuar këtë janë lehtësuar.

Sipas David Ornstein, Barcelona do të paguajë 100% të pagës së Rashford gjatë huazimit – faktor ky vendimtar që bëri që Manchester United të jepte dritën jeshile për marrëveshjen. Kjo ndodhi sepse 27-vjeçari ka pranuar të ulë pagën e tij me 30%, sipas “Sport”.

Në total, Rashford ka përfituar 18 milionë euro në sezon te Man United, por sipas Ben Jacobs, Barcelona do të marrë përsipër rreth 10 milionë euro nga kjo shumë, me klubin anglez që nuk do të paguajë asgjë. Ky sakrific do ta bëjë më të lehtë për Barcelonën që ta regjistrojë atë në La Liga, ndonëse ende ka punë për ta bërë këtë të mundur.

Tani Barcelona do të nisë procesin e shitjes së disa lojtarëve për të siguruar që Joan Garcia dhe Rashford të jenë të gatshëm për javën e parë të sezonit 2025-26 në La Liga, i cili nis për më pak se katër javë./GazetaExpress/