Zbulohet propozimi i parë për emrin e stadiumit të ri të Kosovës


Gazeta Express
15 Qershor 2019 19:25

Pasi dje u zbulua zyrtarisht projekti për Stadiumin Kombëtar të Kosovës, sot është publikuar edhe propozimi për emërimin e këtij stadiumi.

Djali i Rexhep Abdullahut, Bujari, ka propozuar që stadiumi i ta mbajnë emrin e babait të tij. Abdullahu kishte qenë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës në kohën e paraluftës, raporton Gazeta Express.

Stadiumi i ri, projekti i së cilës u prezantua dje, do të fillojë të ndërtohet këtë vit dhe sapo të përfundojë punimet, Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë ndeshjet në këtë stadium në vend të “Fadil Vokrrit”.

Bujar Abdullahu bëri të ditur se dje kishte propozuar që ky stadium ta mbajë emrin e babait të tij. Pasi iu kërkua që ta arsyetojë këtë propozim, ai i ka publikuar listën e arsyeve pse mendon kërkesa e tij duhet të pranohet.

Arsyetimi i Bujar Abdullahut:

Pasi që dje propozova që stadiumi i perfaqesueses se Kosoves ta mbaj emrin e babait tim Rexhep Abdullahu, më është kerkuar që edhe ta arsyetoj kete propozim…

Ja…

Në kohën kur ka jetuar dhe vepruar baba jem Rexhep Abdullahu 1930 -2007, nuk ka pasur teknologji informative siç kemi sot, ku shënohen e dihen të gjitha. Bile jo pak veprimtari të tij, nuk janë regjistruar sa e si duhet, sepse ato kanë qenë të kualifikuara si anti ligjore në ish Jugosllavi. Prandaj e shoh të rëndësishme t’i them dy tre fjalë shkurt për veprimtarinë e babës tem, sidomos ate në fushën e sportit, konkretisht futbollit.

1) Qysh në rini të hershme ka qenë lojtar aktiv qendërsulmues i Klubit Futbollistik prishtinas Bratsvo (vitet 1950-1955) i cili klub më vonë do të bëhet ai që është sot KF Prishtina.

2) Në kohën sa ka studijuar në Beograd i është kërkuar të aktivizohet në radhët e ekipit të njohur futbollistik të këtij qyteti Crvena Zvezda. Nuk ka pranuar të luaj për një ekip të tillë për shkak të bindjeve të tija politike. Në atë kohë ka qenë edhe pjesëtar i organizatës ilegale NDSH e cila ishte për ndarje nga Serbia dhe bashkim kombëtar.

3) Për disa vite 1984-1987 ka qenë trajner i KF. Beslidhja nga Prishtina. Beslidhja ka garuar në Ligën e Parë të Kosovës dhe në kohën sa ka qenë trajner Beslidhja ka korrë shumë suksese.

4) Për disa vite 1994-2000 në kohën e Millosheviqit, ka qenë Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo periudhë është e njohur kur futbollistët kanë luajtur në livadhe e fusha të përjashtuar me dhunë nga stadiumet tona. Për këtë veprimatri është arrestuar e maltretuar disa herë bashkë me shumë bashkëpunëtor, lojtar, trajner e shikues në atë kohë.

5) Në kohën e Rankoviqit ka konkuruar për gazetar të sportit në gazetën e përditshme ‘Rilindja’. Por nuk është pranuar me arsyetimin (atëherë ligjor) se nuk i plotëson kushtet moralo-politike.

Përndryshe baba jem njihet edhe si i burgosur politik i cili për veprimtarin e tij ilegale në Prishtinë, bashkë me disa të rinjë prishtinas e shkupjan, është dënuar me 12 vite burg. Ka qenë ekonomist i diplomuar. Ka qenë Kryetar i Partisë NDSH për shume vite. Ka botuar librat ‘Djathtizmi dhe Demokracia në proces’ …. si dhe memoaret ‘Për bashkim – Jeta – Burgu – Prishtina ime’.

Te fundit


Kthehu lart