Zbulohet periudha kur do ta transferojë Reali Mbappen - Gazeta Express
string(53) "zbulohet-periudha-kur-do-ta-transferoje-reali-mbappen"

Zbulohet periudha kur do ta transferojë Reali Mbappen

Gazeta Express

14/07/2020 18:00

“Los Blancos” shprehen optimistë se do ta bëjnë të vetin yllin francez në vitin 2021

Real Madridi beson se do ta transferojë Kylian Mbappen vitin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

Mediumi spanjoll “Marca” shkruan se “Los Blancos” shprehen të bindur se do ta bëjnë të vetin yllin francez në vitin 2021.

21 vjeçari ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2022, përcjell Gazeta Express.

Dhe, nëse përfaqësuesi francez nuk e vazhdon të, Reali do ta ketë më të lehtë ta transferojë lojtarin vitin tjetër.

Mbretërit e donin Mbappen për këtë verë, por kriza financiare e shkaktuar nga pandemia koronavirus ua prishi punët atyre.

Edhe vetë kampioni i botës me Francën duket se është i interesuar për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Kampioni francez mund t’i kërkojë deri në 200 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Monacos. /Gazeta Express/