Zbulohet numri që do ta mbajë Hazardi në fanellën e Real Madridit


Gazeta Express
13 Qershor 2019 12:54

Eden Hazardi pritet ta veshë fanellën me numër shtatë në Real Madrid dhe kjo fanellë tashmë ka filluar të shitet në Dubai, duke konfirmuar kështu se superyllit belg tashmë i është dhënë kjo fanellë.

Mariano Diaz është lojtari i Real Madridit që e mbante fanellën me numër shtatë gjatë sezonit 2018/19. Edhe pse ai mund të largohet nga klubi madrilen këtë verë, Hazardit nuk i është dhënë ende numri shtatë zyrtarisht, transmeton Gazeta Express.

Ai mund të paraqitet edhe në prezantimin në Santiago Bernabeu të enjten pa numër në fanellë, ashtu si Luka Jovici dje. Megjithatë, Marca raporton se një dyqan në Dubai është duke e shitur fanellën e numrit shtatë me emrin e Hazardit.

Belgu do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Madridit të enjten në mbrëmje dhe klubi u ka bërë thirrje anëtarëve dhe tifozëve të vet ta mbushin stadiumin për këtë ngjarje që nis në orën 19:00.

“Ejani në prezantimin e Hazardit!” është mesazhi i Real Madridit drejtuar tifozëve.

Reali dëshiron ta joshë një numër të madh tifozësh në stadium ngjashëm si në prezantimin e Cristiano Ronaldos më 2009. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart