Arkeologët që gërmonin në vendin e lashtë
romak, Pompei, kanë zbuluar një furrë buke që u përdor edhe si një burg ku
skllevërit dhe gomarët mbylleshin dhe shfrytëzoheshin për të bluar miellin,
shkruan Reuters.
Furra është një hapësirë e ngushtë me vetëm
dritare të vogla me grila hekuri për kalimin e dritës dhe gropa në dysheme për
të drejtuar lëvizjen e kafshëve.
Furra e bukës ndodhet në Regio IX, insula 10, ku gërmimet janë duke u zhvilluar si pjesë e një projekti më të madh për të mbështetur dhe mirëmbajtur frontet që rrethojnë zonën ende të paeksploruar të qytetit antik romak që u varros nga shpërthimi i malit të afërt Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit.