Zbulohet kampioni i ADN-së që mund të fundosë të arrestuarit për vrasjen e Hekuran Billës - Gazeta Express
string(89) "zbulohet-kampioni-i-adn-se-qe-mund-te-fundose-te-arrestuarit-per-vrasjen-e-hekuran-billes"

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2021 19:18

Zbulohet kampioni i ADN-së që mund të fundosë të arrestuarit për vrasjen e Hekuran Billës

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2021 19:18

Tre fije floku mund të fundosin apo të lirojnë dajë e nip, Viktor Marku e Sebastian Mali që ndodhen pas hekurave për vrasjen e Hekuran Billës. Dosja.al ka mësuar se në automjetin e llojit ‘Nissan Micra’ që kishte marrë me qira 23-vjeçari Mali, janë gjetur 3 fije floku.

Nga këto fije floku janë përfituar kampione AND-je që do të krahasohen me ato të dy të arrestuarve për atentatin e ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit.

Lexo Edhe:

Nëse do të ketë ngjashmëri dhe përputhshmëri, atëherë fijete flokut do të jenë prova e pakundërshtueshme për autorësinë e vrasjes së Billës. Aktualisht pas hekurave për këtë vrasje është Viktor Marku, nipi i tij Sebastaian Mali, Gjekson Pusi dhe Adjola Lakra, e dashura e viktimës që dyshohet se u përdor si karrem nga atentatorët.

Kujtojmë se Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6’, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.

Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Në vitin 2006 Billa kishte ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

Pikërisht ky krim, dyshohet se solli edhe vrasjen e Billës nga familjarët e Markut, që pritën 14 vite për tu hakmarrë. Por pavarësisht akuzave të ngritura, Viktor Marku e ka mohuar autorësinë e krimit.