Zbulohet harta e trafikut të bandës se shqiptarëve. Ja kush ishin dy kokat e grupit kriminal që u godit në Itali


Gazeta Express
18 Nëntor 2019 14:56

Hetimet për bandën e trafikimit të drogës midis Shqipërisë dhe Irpinias, që u shkatërrua në tetor të vitit 2016 kanë dalë në përfundimin se një pjesë e kokainës dhe marijuanës ishte menduar për klanin e ri të Partenio.

Mediat fqinje raportojnë se droga merrej nga Shqipëria, drejt Puglias dhe Irpinias.

Kokat e grupit kriminal të drogës

Për hetuesit, kokat e grupit kriminal ishin shqiptarët Ernesto Nigro dhe Ermal Luku, të dy banues prej vitesh në Alta Irpinia.  Gjatë hetimeve u zbulua se Nigro ishte drejtues i shpërndarjes së drogës midis Bagnolit dhe Montellas. Territori mbi të cilin kishte vendosur sytë klani i ri i Partenio.

Sekuestrimi i kokainës dhe marijuanës

Alta Irpinia ishte zona ku hetuesit nisën hetimet për të kuptuar se nga vinte droga e sekuestruar në tetor të vitit 2016. Në Bagnoli Irpino policia mundi të arrestojë një shqiptar 27-vjeçar që besohet të ishte bashkëpunëtori i Lukut.

Asokohe, 27-vjeçari mundi të arratisej në Shqipëri. Ndërsa nga kontrollet e policisë në shtëpinë e tij u gjet një karrocë me gati njëmbëdhjetë kilogram marijuanë, braktisur në bodrumin e shtëpisë. Ndërsa në tualetin e kësaj shtëpie u gjetën dhe sekuestruan mbi 900  gramë kokainë, vlera e së cilës mendohej të shkonte nga 700 mijë deri në 900 mijë euro.

Harta e shitjes së drogës së grupit

Grupi i kriminal, tashmë i goditur e shiste drogën në zonat e Avellino, Bagnoli, Cassano Irpino, Chiusano San Domenico dhe Olivano sul Tusciano.

Pasi edhe Ermal Luku u largua drejt Shqipërisë, ishte vëllai i tij Klodian Luku ai që mblodhi paratë për shitjet e drogës së vjetër.

Droga vinte nga rrugët shqiptare, drejt Cerignolas në zonën e Foggias. Ndonjëherë Klodian Luku shkonte të merrte marijuanën në Bari, pasi kishte edhe kontakte të krijuara më parë në këtë zonë.

Dokumentet  e hetuesve i referohen lojërave të ndryshme që bëheshin për shitjen e drogës në vitet e drogës midis majit 2016 dhe shkurtit 2017. Hetuesit pohojnë se kokaina dhe marijuana që kishte dalë në treg kapte vlerën e 100 mijë eurove deri në 150 mijë euro.

Hetimet

Aktiviteti për trafikimin e drogës u rindërtua nga policia e njësisë hetimore Avellino, nën komandën e kapitenit Quintino Russo. Policia përgjoi të dyshuarit duke filluar nga 2014 deri në 201, ndërsa në 2016 u realizua goditja e grupit të trafikimit.

Te fundit


Kthehu lart