Ledri Vula festoi dje 34-vjetorin dhe mes urimeve të panumërta të shpërndara në rrjet, ai që na ra në sy ishte urimi i Sara Hoxhës, partneres së tij.
“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetët tona dhe isha shumë me fat që e ndava me ty. Paçim sa më shumë ditë të tilla! Gëzuar ditëlindjen burrit të cilin do të doja ta kisha gjithmonë në zemrën time #Culi”, -shkroi Sara dhe shumë njerëz këtë e morën si një konfirmim të shtatzënisë dhe kjo, thuhet se ka qenë dita kur çifti ka mësuar lajmin e pritjes së ëmbël.
Mirëpo, sot “Prive” ka bërë me dije se Sara jo vetëm që është shtatzënë, por nuk është më sekret as gjinia e bebit.
Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “Prive” se Sara është në muajin e pestë të shtatzënisë. Ledri dhe Sara do të bëhen prindër të një vajze, e cila do të vijë në jetë në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...