Zbulohet arsyeja pse Ledri fshiu të gjitha fotot nga Instagrami - Gazeta Express
string(63) "zbulohet-arsyeja-pse-ledri-fshiu-te-gjitha-fotot-nga-instagrami"

Zbulohet arsyeja pse Ledri fshiu të gjitha fotot nga Instagrami

Gazeta Express

20/01/2020 18:15

Ledri Vula po sjell shumë shpejt album!

Ledri kishte habitur ndjekësit duke fshirë gjitha postimet nga profili në Instagram.

Lexo Edhe:

Zakonisht ky është një veprim që shumica e artistëve e bëjnë për të tërhequr vëmendjen dhe për të paralajmëruar publikun për projektet e tyre të reja.

Menduam se ai kishte zgjedhur të bënte pak pushim në muzikë dhe duhet ta pranojmë se u trishtuam, megjithatë Ledri po na vërteton të kundërtën me postimet e tij.

Reperi ka nisur të publikojë video me vargje këngësh, duke lënë të kuptohet se ai po punon në një projekt të ri.

Siç ka konfirmuar edhe agjenti i “Thumb On”, Ledri do të nxjerrë shumë shpejt albumin e tij të ri, ndaj kjo ishte arsyeja e vetme pse reperi i ka fshirë postimet e tij.

Duket se edhe Ledri ia doli të na marrte vëmendjen e të na ‘bënte merak’, ndërsa tashmë po presim me padurim hitet e tij!